Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Nëse dëshiron, mund ta bëj më institucionale” – Presidenca harron fjalinë e shkruar me AI në komunikatë

Gazeta10
28 August 2026 - 18:34

Presidenca e Kosovës, ka shkruar me inteligjencë artificiale një komunikatë për media ku njoftohet për gradimin e tre gjeneralëve të rinj të FSK’së nga ana e u.d presidentes Albulena Haxhiu.

Në fund të komunikatës së presidencës ku njoftohet për  ceremoninë në fjalë, është edhe fjalia ‘’Nëse dëshiron, mund ta bëj edhe pak më institucionale dhe më të rrjedhshme pa ndryshuar përmbajtjen’’. Fjali kjo që zakonisht shtohet nga ‘chatbotët’ e AI.

Megjithatë, pas disa minuta, komunikata është ndryshuar dhe fjalia është larguar.

Komunikata:

U.D. Presidentja Haxhiu gradoi tre gjeneralë të rinj të FSK-së

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në ushtrim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, ka dekretuar gradimin e tre kolonelëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në gradën Gjeneral Brigade, si dhe emërimin e tyre në detyra të reja.

Në ceremoninë e mbajtur në Presidencë morën pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Në këtë ceremoni, me gradën Gjeneral Brigade janë graduar Arife Halili, Astrit Haliti dhe Mehmet Lladrovci.

Gjeneral Brigade Arife Halili është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mbrojtjes, Gjeneral Brigade Astrit Haliti është emëruar Shef i Stafit të Shtabit të Përgjithshëm në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Brigade Mehmet Lladrovci është emëruar Komandanti i Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

U.D. Presidentja i përgëzoi gjeneralët për gradimin dhe detyrat e reja, duke u uruar sukses në përgjegjësitë që marrin përsipër dhe në shërbim të mëtejmë ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Republikës së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.