
Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për Familjen Mbretërore dhe popullin norvegjez pas ndarjes nga jeta të Mbretit Harald V të Norvegjisë.
Përmes një postimi, Haradinaj e ka cilësuar si të paharrueshme trashëgiminë e Mbretit Harald V, duke vlerësuar përkushtimin e tij ndaj unitetit.
“Ne në Kosovë qëndrojmë pranë miqve tanë norvegjezë në këtë kohë zie për ta”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka shprehur solidaritetin e tij me popullin norvegjez dhe Familjen Mbretërore në këtë moment zie.