
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se edhe ditën e nesërme, do të ketë kufizime në autoudhë për kamionët me peshë mbi 20 tonë.
Kurse në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, shton ministria, qarkullimi lejohet pa kufizime.
Postimi:
NJOFTIM PËR PUBLIKUN
🚨 NESËR DO TË KETË KUFIZIME NË AUTOUDHË!
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
❌🚛 Në AUTOUDHË, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.
✅🚛 Në rrugët NACIONALE, RAJONALE dhe LIDHËSE, qarkullimi lejohet pa kufizime.
Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.