Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komandanti Di Fiore, me mesazh nga Ura e Ibrit

Gazeta10
28 August 2026 - 18:55

Komandanti i Njësisë Shumëkombëshe të Specializuar (MSU) të KFOR-it, kolonel Gianfranco Di Fiore, vizitoi pjesëtarët e kësaj njësie, të cilët vazhdojnë qëndrimin e tyre mbi Urën e Ibrit.

Di Fiore tha se ndonëse mund të ketë ndryshime të pozicionimit të misionit nëpër Kosovë, “përkushtimi, gatishmëria dhe përgjegjësitë mbesin të palëkundura”.

Më herët KFOR-i e ka bërë të qartë se është duke zhvilluar një proces për kufizimin e pranisë së trupave të saj mbi urën mbi Ibër dhe kalimin e përgjegjësive te Policia e Kosovës.

Ura mbi Ibër, e cila së fundmi është e hapur vetëm për këmbësorë, por jo edhe për qarkullimin e automjeteve, ishte bllokuar pas luftës së vitit 1999 dhe, ndër vite, ka qenë vatër e përplasjeve etnike.

Tani, NATO-ja thotë se tërheqja graduale e trupave nga ura është pjesë e procesit të optimizimit të pranisë të KFOR-it, pas përmirësimit të gjendjes së sigurisë në vend.

KFOR-i shtoi se do të vazhdojë ta vlerësojë rregullisht gjendjen në terren dhe të ruajë një pozicionim të hartuar për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Sipas KFOR-it, personeli i vet do të vazhdojë të jetë i pranishëm në zonat përreth urës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.