Një foshnjë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicë, mëngjesin e 28 gushtit.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 08:00, pasi babai i foshnjës kishte vërejtur se ajo nuk kishte shenja jete.
Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.