Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“ Kosova po pret, mërgata po pret”: Liria ka Emër paralajmëron tubim masiv në Hagë

Gazeta10
29 August 2026 - 14:28

Platforma “Liria ka Emër” ka paralajmëruar organizimin e një tubimi paqësor në Hagë, në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag dhe në ditën e shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj tyre pra me 15 dhe 16 shtator.

Në konferencën për media, përfaqësuesit e platformës thanë se tubimi synon të bashkojë shqiptarët nga Kosova dhe mërgata dhe të përcjellë mesazh solidariteti, dinjiteti dhe respekti.

Ismail Tasholli nga Platforma “Liria ka Emër” tha se kërkesa për organizimin e tubimit do të dorëzohet pranë autoriteteve kompetente në Hagë, ndërsa grumbullimi, sipas planifikimit, do të nisë më 15 shtator në orën 22:00 dhe do të vazhdojë deri më 16 shtator në orën 10:00.

 

“Me këtë rast u bëjmë thirrje të gjithë vëllezërve dhe motrave tona në diasporë, që aty ku kanë mundësi të nisen një ditë më herët dhe t’i bashkohen në mënyrë të organizuar tubimit në lokacionin që do të caktohet nga autoritetet e Hagës. Përfaqësuesit e mërgatës shqiptare, të cilët do të jenë pjesë e organizimit së bashku me ne, do të kujdesen që tubimi të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe dinjitoze, të respektojë të gjitha udhëzimet e autoriteteve të qytetit dhe policisë së Hagës, të mos përmbajë asnjë thirrje për dhunë, urrejtje apo diskriminim, të respektojë çdo kufizim apo masë sigurie të përcaktuar nga autoritetet kompetente, të ketë persona përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe koordinimin me policinë e Hagës. Dëshirojmë ta theksojmë qartë, ky do të jetë një tubim paqësor, dinjitoz dhe i organizuar në respekt të plotë të ligjeve dhe autoriteteve të vendit pritës”, tha Tasholli.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.