
Të hënën, më 7 nëntor në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, nuk do të jenë të hapur për qarkullim.
Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për medie, e cila ka thënë se për shkak të punimeve, një segment i rrugës “Hollger Petersen” dhe rruga “Mark Raka”, do të mbyllen deri në realizim të punimeve.
Sipas njoftimit, si rrugë alternative për qytetarët për disa ditë mund të shfrytëzohen rruga “Ahmet Gashi” dhe “Muhamet Çami”./Gazeta10