
Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për grabitje.
Në njoftim shtohet se, i arrestuari është A.F, 25 vjeçar, dhe i cili, është identifikuar dje.
Njoftimi:
Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Prishtinë
Prishtinë, 29 gusht 2026 – Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për grabitje, të raportuar më 28 gusht 2026 në Prishtinë.
Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, gjatë ditës së djeshme është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari A. F., mashkull, 25 vjeç.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme ligjore.