Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rinia e PDK e rrethon Qeverinë me shirit të rrezikshmërisë: Pushteti pengmarrës i Kurtit po e rrezikon shtetin

Gazeta10
29 August 2026 - 18:10

Rinia Demokratike e Kosovës sot e ka rrethuar objektin e Qeverisë së Kosovës me shiritin e rrezikshmërisë, në mënyrë simbolike.

Sekretari organizativ i RDK-së, Altin Gjata, në një konferencë për media, u shpreh se shiriti i vendosur nga ta është alarm për një mënyrë qeverisjeje që po largohet prej rendit kushtetues, normave ligjore dhe përgjegjësisë institucionale.

“Shiritin e rrezikshmërisë po e vendosim aty ku e ka vendin, në një zonë ku çdo ditë po kryhet një krim ndaj Republikës së Kosovës. Dhe nuk bëhet fjalë për çfarëdo krimi, por për një nga shkeljet më të rënda që mund t’i bëhet shtetit tonë: shkeljen e Kushtetutës dhe rrezikimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Mesazhi ynë është i qartë: asnjë individ, asnjë grup dhe asnjë parti politike nuk është dhe nuk do të jetë kurrë mbi Republikën e Kosovës. Sepse një pushtet pengmarrës që del jashtë kufijve kushtetues është rrezik për secilin qytetar dhe për vetë shtetin”, theksoi ai.

Gjata rikujtoi se më 6 gusht, Albin Kurti dhe disa nga anëtarët e kabinetit qeveritar janë betuar si deputetë, duke shtuar se ata në mënyrë të jashtëligjshme po vazhdojnë ushtrimin e funksioneve ekzekutive.

“Ndërsa Kuvendi mbetet ende i pakonstituuar, si pasojë e bllokadës së shkaktuar nga vet Albin Kurti dhe LVV. Kur institucionet i nënshtrohen vullnetit të një grupi partiak me mendësi uzurpuese, në shpërputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, demokracia vihet në rrezik dhe shteti rrëshqet drejt anarkisë”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.