Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

19-vjetori i vrasjes së Triumf Rizës, nesër zbulohet lapidari përkujtimor

Gazeta10
29 August 2026 - 19:35

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nesër do të zbulohet lapidari i policit Triumf Riza, 19 vjet pas vrasjes së tij, dhe po në vendin ku ai humbi jetën.

MPB shton se, në këtë ceremoni do të marrin pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, familjarë të Heroit Triumf Riza, kolegë, miq dhe bashkëpunëtorë të tij.

Njoftimi:

Në 19-vjetorin e rënies në krye të detyrës të Heroit Triumf Riza, zbulohet lapidari përkujtimor në vendin ku u vra

Nesër, më 30 gusht 2026, në 19-vjetorin e rënies në krye të detyrës të Heroit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza, do të mbahet ceremoni përkujtimore në vendin ku ai humbi jetën.

Gjatë ceremonisë, do të bëhet zbulimi i lapidarit përkujtimor në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së tij.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Gazmend Hoxha, familjarë të Heroit Triumf Riza, kolegë, miq dhe bashkëpunëtorë të tij

Ceremonia do të mbahet më 30 gusht 2026, në ora 10:00, në lagjen “Dardania” në Prishtinë, në vendin ku Triumf Riza ra në krye të detyrës.

Ftohen përfaqësuesit e mediave që të marrin pjesë.

Me respekt:

Divizioni për Komunikim Publik dhe Protokoll i Ministrisë së Punëve të Brendshme

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.