Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjermani: Tetovari bie nga skelja dhe vdes në vendin e punës

Gazeta10
30 August 2026 - 13:15

Mediat gjermane shkruajnë se po zhvillohen hetime lidhur me kushtet e punës në kantierin ku ka ndodhur aksidenti

Të enjten në Oranienburg të Gjermanisë, 52 vjeçari nga Tetova, T. M., ka rënë nga skelet prej katit të katërt dhe pas lëndimeve ka vdekur në vendngjarje.

Lajmin e konfirmuan të afërm të të ndjerit.

Per varrimin do të ketë njoftim shtesë, ndërsa lajmi për aksidentit ka zënë vend edhe në mediat gjermane.

Ato shkruajnë se pas aksidentit fatal kanë filluar hetimet për të përcaktuar nëse kompania që drejtonte punimet në këtë kantier kishte përmbushur detyrimet lidhur me mbrojtjen e punëtorëve në vendin e punës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.