Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PDK bën homazhe te Memoriali i Personave të Zhdukur me Dhunë: Kosova nuk do të pushojë së kërkuari të vërtetën

Gazeta10
30 August 2026 - 14:25

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë sot homazhe te Memoriali kushtuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Deputetët e PDK-së nderuan kujtimin e të gjithë atyre, fati i të cilëve vazhdon të mbetet i pazbardhur, duke shprehur njëkohësisht solidaritetin dhe mbështetjen për familjet që prej më shumë se dy dekadash presin përgjigje për më të dashurit e tyre.

Partia Demokratike e Kosovës rithekson se zbardhja e fatit të personave të zhdukur mbetet një nga obligimet më të rëndësishme të institucioneve të Republikës së Kosovës.
“Kosova nuk duhet dhe nuk do të pushojë së kërkuari derisa të zbardhet fati i secilit person të zhdukur. E vërteta, drejtësia dhe kujtesa janë detyrim i përhershëm i yni”, thuhet në mesazhin e Grupit Parlamentar të PDK-së në Facebook.

PDK do të vazhdojë të qëndrojë pranë familjeve të personave të zhdukur dhe të kërkojë angazhim institucional të vazhdueshëm deri në zbardhjen e fatit të secilit prej tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.