Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prattipati nderon viktimat e zhdukjes me dhunë gjatë luftës dhe qëndron pranë familjeve të tyre

Gazeta10
31 August 2026 - 12:45

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka përkujtuar viktimat e zhdukjes me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka bërë të ditur se Prattipati iu është bashkuar qytetarëve të Kosovës në përkujtimin e viktimave, duke shprehur mbështetjen për familjet që vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë.

“E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, iu bashkua qytetarëve të Kosovës në përkujtimin e viktimave të zhdukjes me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Ne qëndrojmë pranë familjeve që vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë. Ato meritojnë përgjigje për fatin e të dashurve të tyre”, thuhet në postimin e ambasadës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.