Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mblidhet Kryesia e PDK-së, ja çfarë po diskutohet

Gazeta10
31 August 2026 - 16:48

Partia Demokratike e Kosovës është duke mbajtur një mbledhje të Kryesisë, ku pjesëmarrës janë edhe kryetarët e komunave që i përkasin kësaj partie, e anëtarë të tjerë.

Sipas burimeve të KosovaPress, Kryesia e PDK-së është mbledhur për të diskutuar lidhur me marshin e 12 shtatorit që do mbahet para vendimit ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë.

Nga PDK thane se do të bëhet organizimi i protestës.

Derisa deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu tha se nuk ka asgjë të re nga marrëveshja LVV-LDK për kandidatin presidencial.

Sipas saj, ka qenë e ditur se do propozohet Bekim Sejdiu.

“Njëjtë, siç e kam parë dje e pardje, asgjë e re. Ka qenë e ditur”, tha Musliu.

Sot, LVV dhe LDK u dakorduan për emrin e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, pasi në dy tentimet e deritanishme nuk është arritur të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të përmbyllet procesi i konstituimit të Legjislaturës së 11-të.

Seanca konstituive po vazhdon të jetë në qendër të përplasjeve mes partive parlamentare, ndërsa dështimi për formimin e institucioneve po e zgjat krizën politike në vend. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike, në përpjekje për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja.

Megjithatë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë vazhduar aksionet politike për të kërkuar mbajtjen e seancës konstituive.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.