Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoxhaj: Prej ’99-s, s’ka pasur gjendje më të rëndë politike në Kosovë

Gazeta10
01 September 2026 - 11:43

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj tha se vendi po përballet me “gjendjen politike më të rëndë” që prej vitit 1999.

“Prej ’99-s e deri sot, më 1 shtator, nuk ka pasur një gjendje politike më të rrezikshme, më të rëndë, sesa gjendja politike që e kemi sot në Kosovë”, tha ai në foltoren e kuvendit, ku deputetë të PDK-së dhe të Aleancës shkuan sërish për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.

Hoxhaj tha se themelet e shtetit janë “të rrënuara” sot.

“Ne e kemi shpallë pavarësinë e Kosovës, e kemi miratuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, jemi zotuar për një republikë demokratike dhe parlamentare dhe nga 6 dhe 8 gushti i këtij viti këto themele të shtetit tonë janë të rrënuara. Kemi një gjendje të përhershme të shkeljes së Kushtetutës, e cila ka vetëm një emër: puç kushtetues, dhe kemi një suprimim të demokracisë”, tha ai.

Ish-kryediplomati tha se “demokracia nuk shuhet vetëm përmes dhunës”.

“Demokracia shuhet edhe përmes formave të tjera, dhe vetëm kjo sallë në këtë formë dhe në këtë përmbajtje tregon se si është shuar demokracia në Kosovë”, tha ai.

Hoxhaj tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje po e suprimojnë demokracinë, vullnetin politik dhe institucionet.

“Së pari, kemi një suprimim të vullnetit politik. Votohet, por vota e qytetarëve nuk krijon institucione të reja. Së dyti, kemi një suprimim të përfaqësimit politik. Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe vota e tyre nuk krijon institucione të reja. Dhe së treti, kemi një shuarje, suprimim të institucioneve”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.