Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sami Lushtaku shpreh ngushëllime për familjen e Bajram Selimit nga Kuqica

Gazeta10
01 September 2026 - 17:19

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tij për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëvendësit Bajram Muharrem Selimi nga Kuqica.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku bëri të ditur se Selimi ka humbur jetën aksidentalisht gjatë punës në ndërtimtari.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëvendasit tonë, Bajram Muharrem Selimit nga Kuqica, i cili humbi jetën aksidentalisht gjatë punës në ndërtimtari”, ka shkruar Lushtaku.

Ai, në emër të tij dhe të Komunës së Skenderajt, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Selimi, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur të ndjerin.

“U prehtë në paqe Bajrami, ndërsa bashkëndjejmë me familjen e tij, të cilët shpresoj të gjejnë forcë dhe qëndresë për ta përballuar këtë humbje”, ka përfunduar Lushtaku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.