Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Halimi: LDK po e dëshmon se interesi i Kosovës është mbi të gjitha

Gazeta10
01 September 2026 - 17:44

Anëtarja e Kryesisë së LDK’së, Sibel Halimi, ka shkruar pas mbledhjes që sot kanë mbajtur e ku kanë diskutuar për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.

Halimi ka thënë se kanë votuar me unanimitet të plotë në Kryesi dhe sipas saj LDK po e dëshmon që interesi dhe stabiliteti i Kosovës janë mbi çdo interes tjetër.

Postimi i plotë:

Sot, me unanimitet të plotë, votuam nominimin e profesor Bekim Sejdiu për President të Republikës së Kosovës.

Një kandidaturë që përfaqëson integritetin, profesionalizmin dhe përvojën institucionale që i duhen vendit në një moment të rëndësishëm për stabilitetin dhe funksionimin e institucioneve.

Besojmë se profesor Sejdiu, me përvojën e tij akademike, diplomatike dhe kushtetuese, do ta përfaqësojë Republikën me dinjitet, paanshmëri dhe përgjegjësi, duke qëndruar mbi ndarjet politike dhe duke mbrojtur interesin e shtetit.

LDK, edhe këtë herë, dëshmon se interesi i Republikës dhe stabiliteti institucional janë mbi çdo interes tjetër.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.