
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se Kryesia e LDK-së e ka miratuar pa asnjë votë kundër kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.
Abdixhiku tha se pas mbledhjes së Kryesisë, ku u diskutua propozimi për Sejdiun, çështja është diskutuar edhe me Grupin Parlamentar të LDK-së.
Sipas tij, gjashtë deputetë të LDK-së kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e Kryesisë.
“Me keqardhje, gjashtë deputetë të LDK-së kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e Kryesisë”, ka thënë Abdixhiku.
Ai e cilësoi Bekim Sejdiun si një figurë rugoviste dhe profesioniste, duke theksuar se kandidatura e tij është miratuar në Kryesi pa asnjë votë kundër./Gazeta10