Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu për reagimet e ish-opozitës: Albin Kurti s’ka nevojë për votat e këtyre deputetëve për ta bërë Qeverinë

Gazeta10
01 September 2026 - 20:50

U.D Presidentja Haxhiu ka reaguar ndaj qëndrimeve të deputetëve që kanë kundërshtuar marrëveshjen për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se çështja e presidentit nuk është përgjegjësi vetëm e Albin Kurtit.

E ftuar në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Haxhiu tha se Kurti nuk ka nevojë për votat e këtyre deputetëve për formimin e Qeverisë.

“Së pari, Albin Kurti s’ka asnjë nevojë për votën e këtyre deputetëve për ta bërë Qeverinë. Nuk është përgjegjësi e vetëm Albin Kurtit çështja e presidentit”, deklaroi Haxhiu.

Ajo kritikoi deputetët për reagimet e tyre, duke thënë se një qasje e tillë, sipas saj, shpërfill rezultatin e zgjedhjeve.

“Më shqetëson shpërfillja e rezultatit zgjedhor. Është shkurtpamësi. S’bëhet kështu politika”, u shpreh Haxhiu.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.