
U.D Presidentja Haxhiu ka bërë të ditur se ka pasur plan që për çështjen e zgjedhjes së presidentit të zhvilloheshin takime edhe me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën.
Në Kanal 10, Haxhiu tha se qëllimi ishte përfshirja e tyre në proces.
“S’po kërkojmë votë, por prezencë. Ka pasur plan, po e them, kanë qenë të ftuara edhe PDK-ja edhe AAK-ja në një takim që ka për qëllim të sigurojë edhe mbështetjen e këtyre subjekteve politike”, deklaroi Haxhiu.
Ajo tha se PDK-ja dhe AAK-ja kanë dalë menjëherë me qëndrim për këtë çështje, pa pritur zhvillimin e takimeve.
“Por dolën me qëndrim menjëherë, edhe AAK-ja edhe PDK-ja”, u shpreh Haxhiu.
“Është e rëndësishme që sot të gjitha subjektet ta vlerësojnë situatën. Interesi nacional është mbi të gjitha”, tha Haxhiu.