Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Demhasaj: Kur Donika Gërvalla nuk u votua nga deputetët e VV-së, Kurti nuk doli ta qortojë Shqipe Selimin

Gazeta10
01 September 2026 - 23:40

Analisti politik  Arton Demhasaj ka kritikuar qasjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, lidhur me gjashtë deputetët e kësaj partie që nuk e mbështetën kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Zeqiri, në emisionin “Adresa” në Kanal 10, ka bërë një krahasim me rastin e Donika Gërvallës, duke thënë se edhe në atë kohë kishte deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje që nuk e kishin votuar atë.

“Ka pasur deputetë të Vetëvendosjes që nuk e kanë votuar Donika Gërvallën. Ka pasur edhe deputetë, ka qenë edhe Shqipë Selimi, që nuk e ka votuar Donika Gërvallën. Por, nuk ka dalë Albin Kurti në konferencë për media që ta qortojë Shqipë Selimin pse nuk e ka votuar Donika Gërvallën”, deklaroi Demhasaj.

Sipas tij, situata e krijuar sot në LDK është e ngjashme, por me një dallim të rëndësishëm në qasjen e lidershipit.

“Ndërsa sot Abdixhiku nuk i mbrojti gjashtë deputetët që votuan kundër në LDK-së për kandidaturën e Bekim Sejdiut”, u shpreh ai.

Zeqiri vlerësoi se qëndrimi i Abdixhikut ndaj gjashtë deputetëve tregon për një situatë të vështirë brenda LDK-së, ndërsa e cilësoi si të pabarabartë mënyrën se si po trajtohen deputetët që nuk votojnë sipas qëndrimit të partisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.