Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Theret me thikë një person në Viti, një i dyshuar arrestohet – tjetri në arrati

Gazeta10
04 September 2026 - 10:06

Një person është therur me thikë në rrugën “Adem Jashari” në Viti, në një rast që po hetohet si vrasje në tentativë.

Sipas policisë, dy persona të dyshuar, kanë sulmuar me thikë viktimën, i cili është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit.

Lidhur me rastin, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Ndërkohë, i dyshuari tjetër ndodhet në arrati.

Rr.”Adem Jashari”, Viti 03.09.2026-13:10. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë therë me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit. Lidhur me rastin, një i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri gjendet në arrati. Rasti në procedurë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.