
Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast ndaj Joz Markut, pas sulmit fizik ndaj Edi Kuçit.
Sipas informacioneve të Klan Kosova, në kuadër të rastit është kërkuar edhe arrestimi i Joz Markut.
Në pamjet po ashtu të siguruara nga redaksia shihet se Jozi, së bashku me disa persona të tjerë, e rrethojnë Edin dhe e godasin gjatë përleshjes.
Kjo është konfirmuar për Klan Kosova edhe nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Prokuroria ka bërë të ditur se veprimet janë ndërmarrë bazuar në dispozitat e Kodit Penal të Kosovës, të cilat mundësojnë ndjekjen e shtetasve të huaj për vepra penale të kryera jashtë territorit të Kosovës ndaj shtetasve të saj.+