
Në kuadër të aktiviteteve “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi” sot në Shtabin e UÇK-së në Likofc është organizuar një tubim i përbashkët i ideuar nga platforma “Liria ka Emër” dhe e organizuar nga Komuna e Skenderajt.
Në këtë aktivitet u kujtua sakrifica e dëshmorëve dhe të rënëve të luftës duke përcjellur mesazhin për drejtësi në Hagë.
Ismail Tasholli nga platforma “Liria Ka Emër” tha se zjarri simbolizon dritën dhe vlerat e shoqërisë. Ai tha se në ditët e errëta të Kosovës, UÇK-ja bëri dritë për vendin.