Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Ata nuk duan marrëveshje me Kurti”- Alijaj për 6 deputetët e LDK-së

Gazeta10
04 September 2026 - 19:17

Analisti politik Artan Alija në emisionin “Gazeta” ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë se qëndrimet e disa deputetëve të kësaj partie nuk lidhen me kandidaturën për kryeministër, por me kundërshtimin e tyre ndaj një marrëveshjeje me Albin Kurtin.

Alija tha se situata nuk ka qenë konsensuale as brenda partive politike, përfshirë edhe LDK-në.

“Nuk ka qenë konsensuale brenda partive politike, por nuk ka qenë konsensuale edhe brenda LDK-së. Nuk ka të bëjë me kandidaturën, mirëpo ka të bëjë me faktin që këta deputetë publikisht kanë thënë se nuk duan marrëveshje me Kurtin. Pra, cilido që të ishte kandidati, ata thjesht nuk duan që të mundësojnë një qeverisje Kurti”, tha Alija.

Sipas tij, qëndrimi i këtyre deputetëve është i lidhur drejtpërdrejt me refuzimin e bashkëpunimit politik me Kurtin, pavarësisht se kush do të ishte kandidati për kryeministër./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.