Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Kurtit nuk i duhen edhe një palë zgjedhje, nuk i pretendon 66%” – Muja

Gazeta10
04 September 2026 - 19:07

Profesori dhe analisti politik, Basri Muja në emisionin “Gazeta” ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka nevojë të shkojë në një tjetër proces zgjedhor, pasi rezultati nuk do të sillte ndryshime të mëdha në skenën politike.

“Zotëriu Kurti nuk ka nevojë edhe për një palë zgjedhje, sepse ai nuk do t’i fitojë 66 për qind. Asgjë nuk do të ndryshojë, plus-minus 1 për qind, 2 për qind, 3 për qind”, ka thënë Muja.

Sipas tij, as zgjedhjet e mëparshme nuk kanë qenë të domosdoshme për Kurtin.

“Kurti nuk ka pasur nevojë edhe për zgjedhjet e dhjetorit, por as për zgjedhjet e qershorit”, është shprehur profesori Muja./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.