Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 80 vjeçarit nga Ferizaj, SHKKSH: Janë përdorur edhe dronë

Gazeta10
04 September 2026 - 21:20

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar se së bashku me Policinë e Kosovës, dhe qytetarë, janë duke vazhduar kërkimin Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili është larguar nga shtëpia më 17 gusht dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer në shtëpi.

Në njoftim shtohet se, gjatë këtyre ditëve është bërë sensibilizimi i qytetarëve për rastin, ndërsa janë zhvilluar kërkime në zona urbane dhe rurale, përfshirë edhe përdorimin e dronëve dhe kërkimet në terren nga ekipet e angazhuara.

Njoftimi:

NJOFTIM

VAZHDON KËRKIMI PËR PERSONIN E HUMBUR

Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, banorët e qytetit të Ferizajt dhe fshatit Komogllavë, SHKKSH – Dega Ferizaj, si dhe anëtarë të tjerë të Shoqatës, gjatë tri ditëve të fundit kanë marrë pjesë aktive në kërkimin e personit të humbur, z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj.

Z. Hamëz Ismali është larguar nga shtëpia më 17 gusht dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer në shtëpi.

Gjatë këtyre ditëve është bërë sensibilizimi i qytetarëve për rastin, ndërsa janë zhvilluar kërkime në zona urbane dhe rurale, përfshirë edhe përdorimin e dronëve dhe kërkimet në terren nga ekipet e angazhuara. Pavarësisht përpjekjeve të deritanishme, personi ende nuk është gjetur.

Në bashkëpunim me banorët e fshatit Komogllavë dhe Policinë e Kosovës, kërkimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e z. Hamëz Ismali është i mirëpritur. Ju lutemi, çdo informacion të rëndësishëm ta përcillni tek Policia e Kosovës ose tek ekipet e angazhuara të SHKKSH-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.