Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zjarri në Himarë, Bashkia del me thirrje urgjente për banorët dhe turistët

Gazeta10
05 September 2026 - 8:22

Një zjarr i madh me përmasa të frikshme u përhap mbrëmë në Himarë ku u përhap me shpejtësi edhe drejt zonave të banuara.

Bashkia e Himarës para disa orëve ka dalë me një njoftim ku u kërkon banorëve dhe turistëve që ndodhen në zonat pranë rrezikut të largohen dhe të kontaktojnë me autoritetet.

Situata paraqitet e vështirë për zjarrfikësit, të cilët vijojnë të jenë në terren, duke punuar për shuarjen dhe izolimin e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit, raporton Top Channel.

Ndërkohë banorët bëjnë apel për ndihmë, ndërsa flakët po u afrohen shtëpive të tjera në qytet.

Në ndihmë është nisur një zjarrfikëse nga Vlora, Finiqi, Delvina, Saranda, 50 forca i
Ushtarake nga Gjirokastra dhe 3 mjete të Himarës. Po ashtu dy ambulanca nga Vlora janë nisur drejt Himarës.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve dhe erës, situata është rënduar ndjeshëm, ndërsa ka nisur edhe evakuimi i banorëve, por edhe i turistëve që ndodhen në hotelet e Himarës.

Era dhe terreni i vështirë po favorizojnë përhapjen e flakëve, duke e bërë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse edhe më të vështirë./TCh/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
05 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.