
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në emisionin “Adresa” ka folur për raportet e tij me Bekim Sejdiun, duke thënë se ato janë prishur që nga koha kur Sejdiu kishte rrëzuar Qeverinë Hoti.
Zemaj ka deklaruar se edhe atëherë, edhe sot, e konsideron vendim të gabuar rrëzimin e kësaj qeverie. Sipas tij, pikërisht për këtë arsye ai e kishte kundërshtuar Sejdiun edhe si kandidat të përzgjedhur nga LDK-ja për president.
“Rasti kur raportet me Bekim Sejdiun janë prishur është që nga koha kur e ka rrëzuar Qeverinë Hoti. Edhe atëherë edhe tani mendoj që ka qenë vendim i gabuar, prandaj për këtë arsye e kam kundërshtuar si kandidat i zgjedhur nga LDK-ja për president”, tha Zemaj./Gazeta10