
Zemaj: Nuk do të heqim dorë nga zbardhja e rastit të vrasjes së kolonelit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se çështja e zbardhjes së rastit të vrasjes së kolonelit mbetet një përgjegjësi që, sipas tij, nuk është lënë pas dore ndër vite.
Zemaj tha se në aspektin privat dhe institucional, për këtë rast është punuar vazhdimisht, duke theksuar se nuk do të heqin dorë nga përpjekjet për zbardhjen e tij.
“Në aspektin privat nuk ka gurë, nuk ka element, jo tash, por edhe para 10 vjetëve, që nuk e kemi lëviz për zbardhjen e rastit të vrasjes së kolonelit dhe as kurrë nuk do të heqim dorë. Pjesa tjetër e përgjegjësisë i takon familjes dhe sjelljes familjare”, tha Zemaj.
Ai ka ndarë kështu përgjegjësitë mes përpjekjeve për zbardhjen e rastit dhe rolit që, sipas tij, i takon familjes në këtë proces.