Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministrja Pacolli: Më gëzoi lajmi nga Gjykata, shtetit po i mbrohen 68 ari në zonën e Fakulteteve Teknike!

Gazeta10
05 September 2026 - 17:22

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se ka fituar një betejë të radhës gjyqësore ndaj cenuesve të pronave të tij.

Siç ka bërë të ditur UP-ja, Gjykata Themelore e Prishtinës me kërkesë të Prokurorisë ka vendosur masë sigurie për mbi 68 ari tokë në zonën e fakulteteve teknike.

Lidhur me këtë, ka reaguar ministrja e Mjedisit, Fitore Paclli.

“Mbrohet prona publike e Universitetit të Prishtinës!

​Më gëzon shumë lajmi se Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masë sigurie për një hapësirë mbi 68 ari në zonën e Fakulteteve Teknike, për të cilën kishte pasur përpjekje për tjetërsim. Me këtë vendim, prona publike e Universitetit të Prishtinës po mbrohet nga rreziku i tjetërsimit.

​Kjo çështje është ngritur dhe trajtuar në kuadër të punës së Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, nën udhëheqjen time si kryetare e këtij komisioni dhe me mbështetjen e kolegëve të tjerë deputetë. Kontributi i secilit deputet ka qenë shumë i vlefshëm në adresimin e kësaj çështjeje, e sidomos puna dhe angazhimi i ish-deputetit Milazim Salijaj, me të cilin kemi kërkuar që pretendimet dhe dyshimet lidhur me këtë pronë të hetohen dhe të trajtohen nga institucionet kompetente.

​Vendosja e masës së sigurisë për këtë pronë mbi 68 ari është një hap i rëndësishëm në mbrojtje të pasurisë publike.

​I gëzohem këtij zhvillimi dhe do të vazhdoj të angazhohem që pronat publike të mbrohen me ligj dhe me përgjegjësi institucionale”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.