Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

27-vjetori i Policisë, Kurti: Falë punës së tyre, krimi s’ka vend në Kosovë

Gazeta10
06 September 2026 - 19:10

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, tha se vendi është më i sigurt se kurrë më parë, falë forcimit të Policisë së Kosovës.

Kurti tha se forcimi i Policisë, veçanërisht në veri të vendit, ka ndihmuar edhe në zbulimin e varrezave masive në Zubin Potok.

Ai përmendi edhe policët e rënë në detyrë, të cilët i cilësoi si heronj të vendit, ndërsa tha se themelimi i Xhandarmërisë do të shërbejë si përforcim shtesë për Policinë e Kosovës.

“Kosova është më e sigurt se kurrë më parë, sepse Policia e Kosovës është më e fortë se kurrë”.

“Me sakrificë dhe shumë mund u ngrit ky institucion, ku sot secili dhe secila që është pjesë e tij punon me përpikëri për sigurinë e vendit”.

Krimi, siç tha Kurti, nuk ka vend në Kosovë, falë punës së Policisë së Kosovës.

“Janë ngritur dhe forcuar mbi 20 stacione dhe baza policore në gjithë veriun, aty ku më parë nuk kishte asnjë stacion policor”.

Kjo, tha Kurti, ishte e rëndësishme edhe për zbulimin e varrezave masive në Zubin Potok.

“Themelimi i Xhandarmërisë do të shërbejë si një përforcim shtesë, me mandat të qartë për sigurinë e vijës ajrore dhe tokësore të vendit”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.