Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

I mituri në Rahovec gjendet i plagosur me armë zjarri, mjekët konstatojnë vdekjen

Gazeta10
06 September 2026 - 23:38

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në fshatin Bellacerkë të Rahovecit, ku një i mitur është gjetur i plagosur me armë zjarri.

Lajmin është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku është bërë e ditur se i mituri është dërguar për trajtim mjekësor, por mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Sot, rreth orës 20:20, në fshatin Bellacerkë të Rahovecit, në vendbanimin e tij është gjetur një i mitur i shtrirë, me plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij”, ka bërë të ditur policia.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila është marrë si provë materiale.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Njësitë përkatëse policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.