Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident me 5 automjete, një viktimë në autostradën Durrës-Tiranë

Gazeta10
07 September 2026 - 9:29

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë pesë automjete.

Si pasojë e përplasjes, një 45-vjeçar ka humbur jetën

Sipas Policisë, “rreth orës 05:20, shtetasi me iniciale H. B., 45 vjeç, është përplasur me një kamion. Përplasja ka rezultuar fatale për 45-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vend”.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përfshirë në një aksident rrugor 5 automjete.

Shtetasi H. B., 45 vjeç, është përplasur me një kamion dhe, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.

Më pas, në aksident janë përfshirë edhe tre mjete të tjera, me drejtues shtetasit G. L., 59 vjeç dhe J. I., 34 vjeç, si dhe 5 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa shtetasja A. V., e cila dyshohet se ka qenë drejtuese e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, është larguar nga vendngjarja dhe është shoqëruar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.