Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sulmet e Izraelit në Liban vrasin 11 persona, përfshirë 2 fëmijë

Gazeta10
07 September 2026 - 10:15

Sulmet ajrore izraelite ndaj një fshati në jug të Libanit kanë vrarë të paktën 11 persona, përfshirë dy fëmijë, bëjnë të ditur mediat shtetërore libaneze.

Nëntë persona u vranë në një sulm që shkatërroi një ndërtesë banimi trekatëshe në Kfar Rumman, pak pas mesnatës, ndërsa dy ndihmës të emergjencës u vranë në një sulm të dytë ndaj një automjeti, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve.

Ushtria izraelite tha se po shqyrtonte raportet, shkruan transmetuesi britanik BBC, përcjell KosovaPress.

Të dielën, sulmet izraelite vranë shtatë persona në jug të Libanit, ndërsa ushtria izraelite u kundërpërgjigj ndaj asaj që tha se ishin sulme me dronë nga grupi i armatosur Hezbollah ndaj trupave të saj në zonat e pushtuara të vendit.

Presidenti libanez Joseph Aoun paralajmëroi se sulmet përbënin një “përshkallëzim të rrezikshëm” që rrezikonte armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA-ja, të arritur në qershor, i cili synonte t’i jepte fund konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.