
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Dirk Schuebel, ka takuar kryetarët e partive të grupit parlamentar të komuniteteve joshumicë në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë këtij takimi, Schuebel, ka theksuar rolin jetik të të gjitha komuniteteve në demokracinë e Kosovës dhe mbështetjen e BE-së për një Kosovë shumetnike.
Postimi:
Në diskutimet me kryetarët e partive të grupit parlamentar të komuniteteve joshumicë në 🇽🇰 Kuvendin e Kosovës, Ambasadori i BE-së në Kosovë Dirk Schuebel theksoi rolin jetik të të gjitha komuniteteve në demokracinë e Kosovës dhe mbështetjen e 🇪🇺 BE-së për një Kosovë shumetnike.
“Integrimi i Kosovës në BE kërkon angazhimin e gjithë shoqërisë. Ne do ta mbështesim atë,” tha Schuebel.