Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas Radojevic, Collina takon edhe Pecin, KFOR s’tregon nëse me ta po e diskuton çështjen e Urës së Ibrit

Gazeta10
08 September 2026 - 18:07

Zëvendëskomandanti i misionit të Forcës së Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO, Gjenerali i Brigadës Federico Collina, së bashku me Shefin e Shtabit të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU), Nënkolonelin Massimo Ienco, e kanë takuar sot kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Faton Pecin.

Siç bën të ditur KFOR në këtë takim kanë shkëmbyer pikëpamjet për rritjen e bashkëpunimit.

“Gjatë takimit, Gjenerali i Brigadës Collina ndau informacione mbi aktivitetet e KFOR-it dhe riafirmoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Collina sot gjatë ditës ka takuar edhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Milan Radojevic.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.