
Analisti politik Basri Muja ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se përplasjet në këtë parti nuk mund të shihen thjesht si shprehje e pluralizmit të brendshëm politik.
Sipas Mujës, situata në LDK lidhet më shumë me krizën e autoritetit dhe të lidershipit, si dhe me mungesën e kohezionit partiak.
“Nuk mendoj që LDK-ja është duke u përballur me një pluralizëm normal politik. Kjo i tejkalon këto dhe e shoh më shumë si krizë të autoritetit të LDK-së, të lidershipit dhe mungesë të madhe të kohezionit partiak”, ka deklaruar Muja.
Ai ka thënë se debati për presidentin është vetëm një pjesë e problemit dhe se përplasjet e fundit janë “maja e ajsbergut” të një situate më të gjerë brenda partisë.
“Rasti i presidentit është vetëm një simptomë, maja e ajsbergut dhe një problem i tillë. Përçarja e tillë ishte e programuar për shpërthim pas kuvendit të fundit”, është shprehur Muja.