
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka deklaruar se qytetarët e kanë bërë të qartë zgjedhjen e tyre në tri palë zgjedhje radhazi, duke theksuar mbështetjen për Albin Kurtin.
Pacolli ka kritikuar opozitën për atë që e cilësoi si përpjekje për të imponuar një realitet politik ndryshe nga vullneti i shprehur përmes votës.
“Vullneti i popullit nuk mund të zëvendësohet me pazare. Atë që nuk ua ka dhënë populli përmes votës, nuk mund t’ua japim ne përmes imponimit”, ka shkruar Pacolli.