Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku për zhvillimet e sotme në Kuvend: Qëndrimet e LDK në funksion të mbrojtjes së Republikës

Gazeta10
09 September 2026 - 18:22

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Arne Sannes Bjørnstad.

Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Bjørnstad diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e fundit në Kuvend dhe seancën e sotme konstituive, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin për qëndrimet e LDK-së lidhur me situatën aktuale politike dhe “qëndrimet mbi të cilat LDK-ja e ka ndërtuar dhe vazhdon ta mbajë këtë pozicion, në funksion të mbrojtjes së interesit të Republikës së Kosovës dhe funksionalitetit të institucioneve”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua gjithashtu për rëndësinë e tejkalimit të situatës aktuale politike dhe krijimit të kushteve për funksionimin e qëndrueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Kryetari Abdixhiku vlerësoi edhe një herë mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Norvegjisë për Kosovën, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve”, përfundon njoftimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.