Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dogana ndalon kontrabandën në kufi: Mbi 2 kg marihuanë në çantën e udhëtarit

Gazeta10
10 September 2026 - 9:12

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandimit të substancave narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll fizik një autobus me udhëtarë, duke kontrolluar automjetin dhe bagazhet.

Gjatë intervistimit, njëri prej udhëtarëve është pyetur nëse kishte ndonjë mall apo send për të deklaruar, por ai nuk ka deklaruar asgjë.

Megjithatë, gjatë kontrollit fizik të çantës së tij të krahut, zyrtarët kanë zbuluar një qese plastike me një substancë të dyshuar narkotike.

Pas peshimit, është konstatuar se bëhej fjalë për 2.162 kilogramë marihuanë.

Kontrollet kanë vijuar edhe në autobus, i cili është ekzaminuar përmes skanerit, por nuk janë evidentuar parregullsi të tjera.

Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa personi i dyshuar dhe substanca janë proceduar te organet kompetente për veprime të mëtejshme ligjore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.