
Një person ka vdekur pasi kishte shfaqur probleme me shëndet dhe ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas raportit të policisë, rasti është regjistruar më 9 shtator, rreth orës 23:11, në fshatin Dyz.
“Fsh. Dyz, 09.09.2026, 23:11. Është raportuar se tek viktima mashkull kosovar janë shfaqur probleme me shëndet ku më pas i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku edhe kishte ndërruar jetë. Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.