Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë

Gazeta10
10 September 2026 - 14:18

Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkoi që ish-presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi të dënohet me 6 vjet burgim, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliut me nga 3 vjet burgim, kurse Hajredin Kuçit me 9 muaj burgim.

Kërkesa u bë sot në fjalën përfundimtare në gjykimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë,

Prokurori Joshua Hafetz kërkoi që të akuzuarit të shpallen fajtorë për të gjitha pikat e aktakuzës.
“Prokuroria kërkon që të merrni një vendim që përputhet me ligjin, provat dhe faktet. Pra, fajtorë për të gjitha pikat e aktakuzës bazuar në peshën e rëndë të veprave penale dhe tërësinë e faktorëve që merren parasysh në dënimin e zbatueshëm në këtë rast. Prokuroria kërkon që të jepni një vendim siç është kërkuar; për Kuçin 9 muaj burgim, për Fazliun 3 vjet burg, Kilajn 3 vjet burgim, Smakajn 3 vjet burgim dhe Thaçi 6 vjet burgim, që do vuhet në vijim të ndonjë dënimi që mund të jepet në çështjen 6 nëse do të jepet”, tha Hafetz.

Ai pretendon se krimet janë vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm në këtë rast.

“Janë krime për një arsye të qartë; Përpjekja për të ndërhyrë dhe penguar procesin gjyqësor përpara kësaj gjykate që ekziston këtu në Hagë pikërisht për shkak të kaluarës së gjerë të frikësimit dhe ndërhyrjes së dëshmitarëve në Kosovë paraqet një kërcënim për administrimin e drejtë dhe të lirë të drejtësisë”, u shpreh prokurori.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.