Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

IQMT intensifikon aksionin: Nga cigaret elektronike te kontrollet e rrepta në markete për duhanin

Gazeta10
10 September 2026 - 15:24

10 inspektime dhe 2 urdhëresa për eliminimin e parregullsive në Gjakovë dhe Pejë. Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka zgjeruar aksionin e inspektimeve për parandalimin e shitjes së produkteve të duhanit te të miturit dhe për luftimin e tregtimit të kundërligjshëm të tyre.

Përveç kontrolleve për shitjen e cigareve elektronike te të miturit, veçanërisht në afërsi të institucioneve arsimore, inspektimet tashmë përfshijnë edhe kontrollin e shitjes së cigareve të zakonshme në marketet e kategorive B dhe C.

Qëllimi i këtij aksioni është parandalimi i shitjes së kundërligjshme të produkteve të duhanit, përfshirë rastet kur mungon dokumentacioni përkatës apo nuk deklarohet origjina e produkteve.

Vetëm gjatë ditës së sotme, IQMT ka realizuar 10 inspektime në Rrafshin e Dukagjinit, përkatësisht në Gjakovë dhe Pejë. Si rezultat i kontrolleve të deritanishme, janë shqiptuar 2 urdhëresa për eliminimin e parregullsive.

Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, subjektet afariste që shesin produkte të duhanit te të miturit mund të gjobiten nga 1,000 deri në 10,000 euro.

Ndërkaq, për mungesën e dokumentacionit dhe mosdeklarimin e origjinës së duhanit, sipas Ligjit për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, parashihen gjoba nga 3,000 deri në 9,000 euro.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të shitjes së cigareve dhe produkteve të tjera të duhanit te të miturit përmes numrit për ankesa në Viber: +383 46 311 000.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.