
Më 12 shtator, qytetarë nga qytete dhe vendbanime të ndryshme të Kosovës pritet të udhëtojnë drejt Prishtinës për të marrë pjesë në “Marshin për Liri”.
Organizatorët kanë publikuar edhe një listë me oraret e nisjes së autobusëve nga komunat e ndryshme të Kosovës, si dhe pikat përkatëse ku do të bëhet nisja.
Autobusët do të kenë destinacion Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku marshi është paralajmëruar të nisë në ora 14:00.
Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen marshit së bashku me familjarë, miq dhe bashkëqytetarë, me mesazhet “Për lirinë. Për çlirimtarët. Për UÇK-në.”
Lista e publikuar me poshtë përfshin oraret e nisjes dhe vendet e grumbullimit të autobusëve nga qytetet dhe vendbanimet e ndryshme të Kosovës: