Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, para vazhdimit të seancës së Kuvendit, ku pritet të votohet për nënkryetarët, ka thënë se PDK nuk do ta ndryshojë kandidaturën e saj për nënkryetare.
“PDK nuk do ta ndërrojë emrin e kandidatit. Nuk ka diskutim emri i Vlora Çitakut. Mirëpo, për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kemi një Kuvend të konstituuar. Për atë arsye kemi qenë edhe në seancën e kaluar dhe jemi edhe sot”, tha ajo./Gazeta10




