
Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka paralajmëruar organizimin e dy tubimeve në Hagë, më 15 dhe 16 shtator, në prag dhe në ditën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Sipas njoftimit, tubimet do të zhvillohen në Malieveld të Hagës dhe kanë për qëllim mbështetjen për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe mbrojtjen e, siç thuhet, “të vërtetës dhe historisë së luftës çlirimtare të Kosovës”.
Tubimi i parë do të mbahet të martën, më 15 shtator, nga ora 20:00 deri në 23:00.
Ndërkaq, tubimi i dytë është planifikuar për të mërkurën, më 16 shtator, nga ora 07:00 deri në 15:00.
“Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve dhe të gjithë qytetarëve të interesuar që t’u bashkohen tubimeve në Hagë.