Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pacolli: Nuk duam zgjedhje, duam konstituim të institucioneve

Gazeta10
13 September 2026 - 10:41

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka deklaruar se nuk duan zgjedhje, por konstituimin e institucioneve.

“Nuk duam zgjedhje, duam konstituim të institucioneve”, tha shkurtimisht Pacolli para mediave.

Seanca e sotme e Kuvendit pritet të vijojë me pikën për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, pas përplasjeve të së premtes lidhur me kandidatin e PDK-së.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, është shprehur optimist se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, para fillimit të seancës ka thënë se qëndrimet e partisë së tij do të bëhen të ditura përmes një komunikate për media.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.