
Pas konfirmimit të Partisë Demokratike të Kosovës se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Bajle, ka deklaruar se nuk pret ndonjë zhvillim të ri në seancën e sotme.
Bajle tha se nëse i gjithë procesi dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, atëherë duhet pritur vendimi i saj.
“Nuk jam duke pritur asgjë, nëse komplet procesi shkon në gjykatë ka kohë, duhet të presim vendimin e gjykatës edhe për sot nuk kemj ndonjë bllok tjetër”, tha Bajle.
Ndërsa për faktin se VV “ndryshoi mendje” pas 48 orëve, Bajle u shpreh se ky është një hap i planifikuar për zgjedhjet në dhjetor.
“Unë mendoj se këtu është një… veç një hap i planifikuar për zgjedhjet në dhjetor edhe domethënë janë t’u shku me hapa saktësisht qysh i kanë planifikuar”, tha ajo.