Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

VV-ja propozon Albin Kurtin për mandatar të Qeverisë së re

Gazeta10
13 September 2026 - 12:48

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar kryetarin e saj, Albin Kurti, për mandatar për formimin e Qeverisë.

Propozimi i është dorëzuar ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, nga Arbërie Nagavci, në cilësinë e kryesueses së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, menjëherë pas seancës në të cilën u konstatua konstituimi i Kuvendit.

Në dokumentin zyrtar thuhet se propozimi bazohet në Kushtetutën e Kosovës, përkatësisht në nenin 84, pika 14, dhe nenin 95, paragrafi 1, si dhe në pikën 68 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të 1 korrikut 2014.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.